Shtohen bizneset ne Tirane: Mbi 1.300 subjekte te reja ne 3 muaj, kryesojne sherbimet
Në 3 muajt e parë të vitit kryeqytetit i janë shtuar mbi 1300 biznese.
Të dhënat zyrtare të Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV) tregojnë se për periudhën Janar- Mars 2019, janë hapur 2572 subjekte të reja kryesore dhe dytësore në kryeqytet. Numrin më të lartë e përbëjnë aktivitetet e shërbimit me 1039 të tilla, të ndjekura nga shitja me pakicë ku janë hapur 894 subjekte, shitja me shumicë me 251 subjekte. Në këtë rast, ambulantët renditen në vendin e fundit me vetëm dy subjekte të hapura. Ndërsa nga ana tjetër, 1190 subjekte në Tiranë kanë “ulur qepenat”. Bëhet fjalë për aktivitete kryesore dhe sekondare, të mbyllura, aplikuara për çregjistrim dhe me status pasiv. Sipas kategorive, listën e kryesojnë subjektet që operojnë në sektorin e shitjeve me pakicë, e ndjekur nga njësi shërbimi dhe më pas shitje me shumicë. Në fund të listës renditen shoqatat dhe fondaconet. Duke analizuar shifrat, për periudhën Janar-Mars 2019, rezulton numri i bizneseve të reja neto rezulton 1382. Zonat periferike të Tiranës, si Dajti, Kashari, Kërraba janë ato që kanë potenciale për zhvillim biznesi aktualisht, duke qenë se popullsia po ndjek trend rritës.